Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

Streetball Kosova 2015 – Mitrovicë

Vision Group, fitues në Mitrovicë

Foto: Streetball Kosova 2015

Vision Group, fitues në Mitrovicë


Teskti dhe fotografitë: Streetball Kosova 2015

6 July, 2015 @10:05

Ekipi Vision Group ka triumfuar në Mitrovicë, duke fituar në finale ndaj Misini Sweets, për të cilën skuadër luanin basketbollisti i Pejës Drilon Hajrizi, ish-basketbollisti i Trepçës Korab Prekazi, tashmë veterani Naim Haxha dhe ndihmës-trajneri i Trepçës Izet Tahiri.

Ekipet Vision Group dhe Misini Sweets, u takuan dy herë në turneun e Mitrovicës. Fillimisht në fazën e grupeve, aty ku triumfoi Drilon Hajrizi me shokë.

Por në ndeshjen finale, shumë të fortë dhe cilësore, tamam si një ndeshje e Superligës, ekipi i udhëhequr nga Gaz Asllani, Arian Tahiri, Fikret Hanxhiçi e Besnik Azemi, triumfoi, me shënimin e këtij të fundit, në sekondat e fundit, për 17:16.

Kështu Vision Group, i bashkohet ekipeve Che Bar, The Answer dhe NATO, skuadrave që kanë siguruar biletën për të luajtur në Superfinalen në Prizren më 18 korrik.

Në turneun e Mitrovicës, të dielën në arenën e njohur për Streetball “Fatime Gjaka”, morrën pjesë 11 ekipe, 6 në kategorinë amatore dhe 5 në kategorinë Profi.

Si rëndom në turnetë e Streetballit, ndeshjet filluan në kategorinë amatore, me 6 ekipet që u ndanë në dy grupe, me nga tri skuadra, me dy të parat që do të kalonin në gjysmëfinale.

Turneun e nisën skuadrat, Ata dhe Hej! Vushtria, e si zakonisht në Mitrovicë, turneun e bëjnë interesant streetballistët me emra simpatikë, siç ishin kësaj radhe ekipet “Tan përpara, krejt përmas” dhe ekipi “Yll 123 Tarabë”.

Pas ndeshjeve në grupe, në gjysmëfinale të amatorëve arritën ekipet, Ata – Trillerat dhe Tan përpara, krejt përmas – Sport Bar.

Në finale, shkuan Ata dhe Sport Bar, ndeshje kjo e cila u përcaktua pas vazhdimeve, me ekipin Ata, që e përbënin veterani Gazmend Musliu me bashkëlojtarët, Afrim Bislimi, Blerim Syla dhe Albert Muharremi. Ekipi Ata, triumfues në kategorinë amatore do të përfaqësojnë Mitrovicën, në Superfinalen që zhvillohet më 18 korrik në Prizren.

Në kategorinë Profi, pjesëmarrës ishin 5 ekipe, me dy prej tyre të kategorisë së rëndë, pasi në përbërje të tyre kishin basketbollistë aktivë, që luajnë në Superligë.

Për shkak të 5 skuadrave pjesëmarrëse, u formua vetëm një grup, me të gjitha ekipet që do të luanin kundër njëra-tjetrës. 

Natyrisht e tërë vëmendja ishte te dy ekipet, Misini Sweets me Drilon Hajrizin, Korab Prekazin, Naim Haxhën e Izet Tahirin dhe Vision Group me Gazmend Asllanin, Fikret Hanxhiçin, Besnik Azemin e Arian Tahiri. Ky i fundit, fitues në vitin e kaluar në Mitrovicë.

Përballja me ekipet e tjera në grup, ishte e lehtë për këto dy ekipe, ndërsa në xhiron e katërt, u përballën kundër njëra-tjketrës, në një finale para finales.

Të pranishmit në “Fatime Gjaka”, ishin të ndarë duke përkrahur dy ekipet, e basketbollistët në fushë treguan gjithçka nga kualiteti dhe aftësitë për të kënaqur tifozët e Streetballit.  

Pas një takimi të niveluar, skuadra e Drilonit u shkëput në rezultat dhe triumfoi me rezultat 21:17, për ta mbyllë fazën në grupe më pas, pa asnjë humbje, me 4 fitore, tri prej të cilave të arritura para kohe.

Por në finale, sërish u përballën këto dy skuadra dhe këta basketbollistë, që në vitet e fundit kanë luajtur bashkë. 

Përballja finale, e vërtetoi epitetin, me basketbollistët mitrovicas që luftonin si në një ndeshje të kampionatit.

Rezultati ishte i ngusht dhe i barabartë, ashtu siç ishin edhe dy ekipet.

Vision Group doli në epërsi për herë të parë pas 6 minutave lojë, 11:9, dhe e mbajti atë deri në çastet e fundit.

Çastet e fundit të finales, ishin vërtetë dramatike.

15 sekonda para fundit, pranë rezultatit 16:14, Drilon Hajrizi me një dypikësh barazon rezultatin në 16:16.

Kishin mbetur edhe 7 sekonda për sulmin e ekipit Vision Group, dhe në sekondën e fundit, para se të dëgjohej vërshëllima e fundit, Besnik Azemi shkëputet dhe shënon pikën vendimtare për 17:16, për ta vendosur fituesin, si në ndeshjet kampionale në gjithë globin, natyrisht duke shpërthyer emocionet jo vetëm te basketbollistët, por edhe te shikuesit e pranishëm në këtë turne.

Gazi, Fikreti, Besniku dhe Ariani më 18 korrik në Prizren, do të jenë një nga skuadrat favorite për çmimin kryesor të Limak Streetball Kosova 2015, çmimin “7 ditë në Turqi, dorën n’xhep pa e shti”.

Rrugëtimi i Limak Streetball Kosova 2015, vazhdon të hënën e 6 korrikut, me turneun e Gjilanit, që zhvillohet nga ora 10:00, si zakonisht në platonë para Teatrit të Qytetit.


DEBUTIMI

Sot, Kosova U-16 ndaj Gjibraltarit

FBK Superliga/International

Sot, Kosova U-16 ndaj Gjibraltarit

06/07/15 @ 08:55

QENDRA GJIGANTE

Spurs godet

NBA/Transfere

Spurs godet

05/07/15 @ 22:14

DREJT PRIZRENIT

Zyrtarizohet kërkesa e Bashkimit për BIBL

FBK Superliga/Balkan League

Zyrtarizohet kërkesa e Bashkimit për BIBL

05/07/15 @ 20:46

QENDRA

Gjiganti grek, te Galatasaray

Euroleague/International/Transfere

Gjiganti grek, te Galatasaray

05/07/15 @ 20:45

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga