FIBA EUROPE
FIBA suspendon 14 shtete në Eurobasket 2017
16 April, 2016 @0:44
Nga 24 shtete sa do të duhej të merrnin pjesë në Kampionatin Europian të basketbollit për vitin 2017, 14 shtete nuk do ta kenë të drejtën e pjesëmarrjes, pas vendimit të fundit të FIBA Europe për suspendim.
Shtetet që kanë ndikim të madh në basketbollin europian si: Slovenia, Kroacia, Serbia, Spanja, Turqia, Rusia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Lituania, Italia, Greqia, Izraeli dhe Polonia, janë suspenduar nga Eurobasket 2017.
Suspendimi i tyre ka ardhur si rrjedhojë e përkrahjes së federatave përkatëse në ligat private si Euroleague, Eurocup dhe ABA Liga, duke e parapëlqyer para Ligës së Kampionëve që është themeluar nga FIBA Europe.
Kështu, tani favoritja e vetme në këtë organizim ka mbetur vetëm përfaqësuesja e Francës, derisa gjasat janë shtuar për shtetet tjera më të vogla.
Eurobasket 2017 më parë ishte përcaktuar të organizohet në katër shtete, Rumani, Finlandë, Izrael dhe Turqi.
Më poshtë mund ta shihni e-mailin e dërguar në Ferederatën e Basketbollit të Sllovenisë nga FIBA Europe, ku njoftohej për suspendimin e kësaj federate.