Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

"MIZAHIR ISMA" HAT-TRICK PËR ORGANIZIM

Final 8 i Kupës, për herë të tretë me radhë në Rahovec

Final 8 i Kupës, për herë të tretë me radhë në Rahovec


12 January, 2021 @23:55

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur ditë më parë ka vendosur që organizator i Final 8 të Kupës së Kosovës të jetë KB Rahoveci.

Kështu Mizahir Isma do të jetë nikoqir i garave të Kupës së Kosovës për herë të tretë me radhë - që është një arritje specifike e këtij klubi pasi që më parë një gjë e tillë nuk ka arritur ta bëj asnjë skuadër.

Final 8 i Kupës së Kosovës do të mbahet prej datës 3 shkurt deri më 7 shkurt të këtij viti, ndërsa do të zhvillohen ndeshjet për Kupë të Kosovës, Kupë të Ligës së Parë të Kosovës dhe Kupa e Kosovës për femra.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga