Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FBK

Final 8 Kosova, FBK njofton për konferencën për shtyp

TOPSPORTI

Final 8 Kosova, FBK njofton për konferencën për shtyp


Teksti: FBK

25 January, 2022 @14:54

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se, të enjten (27 Janar) do të organizojë konferencë për media, ku do të shpalosen detajet rreth organizimit të Final 8 Kupës së Kosovës.

Në këtë konferencë do të nënshkruhet zyrtarisht marrëveshja ndërmjet Kryetarit të FBK-së, Arben Fetahu dhe Kryetarit të KB Peja, Fatmir Gashi, kurse në konferencë rreth detajeve do të flasin edhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe Përfaqësuesi nga kompania e kontraktuar për organizim nga KB Peja, Luan Maloku.

Konferenca mbahet nga ora 11:00 në zyrat e reja të FBK-së.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga