YLLI - PEJA

Fitore dramatike në Suharekë, Ylli i afrohet kryesuesve
14 December, 2022 @20:40
Në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e 10, Ylli e ka mposhtur Pejën në mënyrë dramatike, për ta shënuar kështu fitoren e tetë sezonale.
Ndeshja ishte mjaft interesante deri në çastet e fundit të ndeshjes. Në dy çerekët e parë, Ylli ishte më i mirë, kurse pejanët zhvilluan një 10-minutësh mjaft të mirë në çerekun e tretë, për ta bërë çerekun e fundit tejet interesant.
Krejt në fund, më i përqëndruar u tregua Ylli, që arriti ta mbyllë ndeshjen me fitore. Vendimtare në fitoren e Yllit ishin dy gjuajtjet e lira të sakta të Valon Bunjakut në sekondat e fundit, me të cilat Ylli arriti ta fitojë ndeshjen 58-57.
Rashun Davis me 20 pikë, 6 kërcime e 3 asistime ishte më i dalluari te Ylli sonte, kurse përveç tij pikë dyshifrore te suharekasit pati edhe Bashir Ahmed, gjithsej 13.
Te pejanët, Isiah Umipig me 18 pikë dhe Brad Waldow me 12 pikë e 12 kërcime ishin më të mirët sonte.
Tash, Peja i prin Superligës me një pikë më shumë se Prishtina, kurse Ylli, me një ndeshje më pak të luajtur, ka 3 pikë më pak se Peja,