Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - BASHKIMI

Fitore e lehtë për Bashkimin

Fitore e lehtë për Bashkimin


7 March, 2020 @20:52

Pas fitores ndaj Prishtinës, skuadra e Bashkimit e mposhti edhe Feronikelin.

Djelmoshat e trajnerit Illmen Bajra nga fillimi e deri në fund e kontrolluan ndeshjen dhe e mposhtën kundërshtarin me rezultat 66-82.

Për fitoren e Bashkimit u kujdesuan tresha Corey Ross, Terik Bridgeman dhe Stevie Clark.

Ross luajti me 21 pikë, 5 kërcime e 5 asistime, Bridgeman me 20 pikë, 7 kërcime e 4 topa të rrëmbyer dhe Clark me 15 pikë, 6 kërcime, 4 asistime e 3 topa të rrëmbyer.

Te Nikli u dalluan Deyon Griffin me 31 pikë, 7 kërcime e 7 asistime dhe Ergin Grosha me 10 pikë e 9 kërcime.

TABELA AKTUALE

Bashkimi aktualisht gjendet në pozitën e katërt me 15 fitore e 9 humbje, derisa Feronikeli në pozitën e tetë me 5 fitore e 19 humbje.

Në xhiron tjetër Bashkimi takohet me Lipjanin, kurse Feronikeli me Yllin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga