Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI - TREPÇA

Fitore e madhe e Trepçës ndaj Yllit

Pamje nga ndeshja e kaluar e zhvilluar në Mitrovicë/ Foto: KBTrepça/ fb

Fitore e madhe e Trepçës ndaj Yllit


12 March, 2022 @20:45

Superderbi i xhiros i takoi Trepçës. Mitrovicasit kanë arritur të dalin fitues nga ferri i 13 qershorit, në një përballje ku 1.10 minuta para fundit të ndeshjes treshja e Amin Hot dhe pas katër sekondash shënimi i shpejt i Rodney Purvis ndanë shapin prej sheqeri në ndeshje.

Treshja e Ardit Pepajt dhe dyshja e Erjon Kastratit - të dyja shpejtë, nuk mjaftuan, derisa 1 minutë para fundit rezultati ishte 63-67 në të mirë të mysafirëve.

Gëzim Morina humbi dy raste për shënim, në anën tjetër Drilon Hajrizi s’shënoi për tre e as Amin Hot nga afërsia, për tu kryer ndeshja në të mirë të ‘minatorëve’.

Trepça nisi më mirë ndeshjen, ndërsa e mbylli çerekun e parë me 10 pikë epërsi! E pazakonshme kjo në një derbi. Por Ylli me mbrojtje të çeliktë në çerek të dytë neutralizoi gjithçka derisa ngushtoi epërsinë në katër pikë në fund të pjesës së parë.

Suharekasit vetëm dy herë gjatë ndeshjes patën epërsinë. Krejt në fillim me 4-3 dhe një kohë të shkurt në çerek të dytë, 24-23. Më pas gjithçka çoi ujë në mulli të mitrovicasve.

Në pjesë të dytë Trepça s’shikoi më mbrapa, derisa rikthimi i Yllit i tentuar në minutën e fundit shkoi bosh, pasi që tentimet për kosh - nuk ishin të sakta.

Ylli u mposhtë për herë të parë nga Trepça këtë stinor në shtëpi, ndërsa pas triumfit të mitrovicasve sonte 63-67 [8-18, 15-9, 14-19, 26-21] skuadrat në bilanc të ndërsjellë janë 2-2.

Lojë e mirë nga të dyja palët, ekipe të forta në luftë për secilin top dhe taktizime nga trajnerët me përvojë në ndeshjen ku lojtari i posa ardhur te Trepça Rodney Purvis shënoi 19 pikë, duke shutuar për tre pikë 5/9 ndërsa bëri edhe 2 asistime në fitore.

TABELA AKTUALE

12 pikë e 7 kërcime në fitore shtoi Andrew Gordon, kurse Samir Zekiqi shtoi 10 pikë në fitore.

Nuk mjaftoi loja pa pushim e Erjon Kastratit që shënoi 19 pikë për ekipin e tij, bëri 7 asistime e regjistroi 5 kërcime. Pos tij, vetëm edhe Gëzim Morina dha pikë dyshifrore për suharekasit, duke shënuar 11 pikë.

Trepça ka marrë fitoren e 15 të stinorit sonte, ndërsa ka bërë bilancin 15-7 në luftë për pozitën e dytë, derisa Ylli përkundër se pësoi të pestën humbje të stinorit, ka 16 fitore dhe është i pari ende.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga