Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËR HERË TË PARË!

Fitore e madhe, Shqipëria përmbys Ukrainën

Fitore e madhe, Shqipëria përmbys Ukrainën


7 September, 2024 @22:45

Me një lojë tepër të mirë të treguar sonte në Pragë të Çekisë, Shqipëria ka mposhtur Ukrainën duke përmbysur epërsinë e tyre të arritur në fillim të pjesës së dytë, duke shënuar dy herë me golat Ardian Ismajlit dhe Jasir Asanit.

Shqipëria për herë të parë ka mposhtur Ukrainën në një ndeshje garuese, duke fituar duelin me rezultat 1-2 [Yukhim Konoplia 49’ - Ardian Ismajli 54’, Jasir Asani 66’].

Me një paraqitje shumë stabile që prej minutës së parë të ndeshjes dhe me kontroll të lojës në pjesën më të madhe të saj, kuqezinjtë kanë arritur t’ia nisin mbarë Ligës B të Kombeve kësaj radhe, duke e fituar ndeshjen ndaj Ukrainës si mysafir.

Përkundër se pranuan të parët gol, kur në një moment Nedim Bajrami harroi ta mbyllë krahun e majtë ukrainas që kishte ardhur në zonë dhe Ukraina mori epërsinë, këndellja e shpejtë u tregua vendimtare në ndeshje.

TABELA AKTUALE & REZULTATET

Ishte një goditje briliante e Rey Manajt që detyroi portierin Anatolii Trubin mezi ta dëbojë topin në korner. E pas krosimit të Jasir Asanit nga këndi, mbrojtësi Ardian Ismajli u gjend më së miri në zonë, për të shfrytëzuar tollovinë për barazim 1-1 (54’) 5 minuta pasi që “vendasit” kishin dalë në epërsi.

Ky gol, riktheu kontrollin te të përzgjedhurit e Sylvinhos, ndërsa nuk vonoi shumë, një aksion i shpejtë nga e majta, kur Rey Manaj me një vertikale nga e majta fut topin në anë të djathtë të zonës - për Asanin ishte punë e lehtë pastaj goditja në kënd për t’i dhënë avantazhin ekipit dhe gëzimin e madh.

Selektori Rebrov bëri tre zëvendësime menjëherë për të ndezur ofanzivën e ekipit. Mirëpo, për Shqipërinë stabile sonte me Ismajlin në formë dhe Kumbullën e qetë thellë në 11-metërsh, nuk solli rrezik për kuqezinjtë. Trajneri ukrainas bëri edhe dy zëvendësime tjera të mundshme për të kërkuar së paku barazimin, por të gjitha tentimet e vendasve ndaleshin pa rrezik të madh për Thomas Strakoshën.

E Shqipëria tash mendon për Gjeorgjinë të cilën e pret në Tiranë pas 3 ditësh, derisa këta të fundit mposhtën thellë Çekinë 4-1, për të bërë grupin interesant dhe përballja në “Arenën Kombëtare” pritet të jetë “derbi” i grupit i dy skuadrave me 3 pikë nga ndeshjet e para.


 
Të gjitha lajmet nga