Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI C PARA-KUALIFIKUES

Fitorja e Danimarkës, barazon gjithçka në grup

Foto: fiba.com

Fitorja e Danimarkës, barazon gjithçka në grup


25 February, 2022 @12:11

Danimarka ka shënuar fitoren e parë në grupin parakualifikues për Eurobasket 2025, duke e mposhtur Norvegjinë me rezultat të thellë 84-68 mbrëmë.

Fitorja e Danimarkës, i jep edhe më shumë shpresa Kosovës për përballjen e së dielës ndaj Norvegjisë, ku Dardanët presin të fitojnë dhe të marrin kryesimin në grup.

Më efikasit në fitoren e Danimarkës mbrëmë kanë qenë Jonas Zohore me 13 pikë e 11 kërcime si dhe Jonathan Klussmann me 13 pikë të shënuara.

Te Norvegjia dy basketbollistë mbajtën tërë skuadrën në lojë. Harald Frey me 23 pikë dhe Chris Ebou Ndow me 20 të tjera kanë qenë më të dalluarit.

Kujtojmë, Norvegjia kishte mposhtur Kosovën në Bergen 86-77.

Kosova ka rastin për revansh të dielën dhe duhet ta shfrytëzojë edhe mundësinë për t’i mposhtur thellë, ashtu që të merr primatin nëse skuadrat barazojnë me pikë.

Kjo ka qenë fitorja e parë e Danimarkës në grup, pas humbjes nga Kosova.

 



NDESHJET E MBETURA:

27 shkurt, Kosova-Norvegjia 30 qershor, Danimarka-Kosova 3 korrik, Norvegjia-Danimarka


TABELA AKTUALE:

1 Danimarka 1-1 +11
2 Kosova 1-1 -4
3 Norvegjia 1-1 -7

 
Të gjitha lajmet nga Eurobasket