Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - VËLLAZNIMI

Fitorja e parë e Pejës me trajnerin Bas

FOTO / Korniz

Fitorja e parë e Pejës me trajnerin Bas


9 January, 2021 @16:33

Skuadra e Pejës e mposhti Vëllaznimin me rezultat 83-67.

Rezultati në çerekun e parë ishte i ngushtë, derisa Peja e ngriti dallimin në pjesën e parë.

Peja edhe në çerekun e tretë me mbrojtje të fortë pësoi 13 pikë, derisa në 10 minutëshin e fundit e kontrolloi ndeshjen për ta regjistruar fitoren.

Brandon Walters ishte më i dalluari te Peja me 26 pikë e 14 kërcime, ndërsa me double-double luajti edhe Robert Cartwright prej 21 pikëve e 10 asistimeve.

Te Vëllaznimi u dalluan Devonte Jackson me 22 pikë, Christopher Hortman me 17 pikë dhe Cedric Council me 14 pikë e 12 kërcime.

TABELA AKTUALE

Kjo ishte fitorja e parë e trajnerit të Pejës, Semsettin Bas.

Peja përkohësisht ngritet në pozitën e dytë me një ndeshje më shumë, kurse Vëllaznimi me 4 fitore e 10 humbje gjendet në pozitën e gjashtë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga