Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E PARA

Fitorja e parë e Trepçës

BOROZANI/Edrin Shkuliqi

Fitorja e parë e Trepçës


13 October, 2013 @19:09

Ish kampionja e Kosovës në basketboll, Trepça, ka regjistruar fitoren e parë në Superligë për këtë edicion sonte. 

Ekipi i udhëhequr nga spanjolli Israel Martin ka shënuar fitore ndaj RTV 21-shit, të cilët deri sonte nuk kishin shijuar humbjen këtë stinor. 

Kjo ka qenë fitorja e parë e Trepçës për të cilët ka debutuar edhe përforcimi i dytë amerikan, Joshua Brown. Brown, bashkë me alo-qendrën Robert Goff kanë qenë basketbollistët më të dalluar te ekipi mitrovicas në fitoren e ngushtë ndaj Teleboysave. 

Tabela aktuale.



TREPÇA, Koshashënuesit:

1 Joshua Brown 21 pikë
2 Robert Goff 17 pikë
3 Besnik Azemi 10 pikë
4 Valdrin Haxhiu 6 pikë
5 Imer Tahiri 5 pikë
6 Korab Prekazi 4 pikë
7 Herion Faslija 2 pikë
8 Safet Mustafa 2 pikë


RTV 21, Koshashënuesit:

1 Brandon Jenkins 19 pikë
2 Erris Nushi 12 pikë
3 Ersan Ozseven 11 pikë
4 Elvan Iljazi 9 pikë
5 Urim Zenelaj 9 pikë
6 Ard Islami 5 pikë
7 Jon Pack 2 pikë

 
Të gjitha lajmet nga