Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI - RAHOVECI

Fitorja, i jep shpresë Bashkimit për PlayOff

FOTO / Veton M.

Fitorja, i jep shpresë Bashkimit për PlayOff


3 April, 2022 @20:52

Bashkimi ka arritur të shënojë fitoren e parë në Superligë për vitin 2022 nëse nuk llogaritet Drita e dorëzuar që nga fillimi i stinorit në Superligë.

Portokallezinjtë kanë mposhtur Rahovecin sonte në përballjen e zhvilluar në Suharekë me 11 pikë dallim, për të fituar ndeshjen 78-67 [17-19, 27-15, 19-16, 15-17].

Mungesa e Ivan Koljevic ka qenë e dukshme te Rahoveci, ndërsa ekipi i Ljupcho Malinkovit përkundër insistimit nuk arrinte të kapte Bashkimin e Darko Radulovicit pas epërsisë së kapur në fund të pjesës së parë.

TABELA AKTUALE

Julien Lewis me 17 pikë e 10 kërcime ishte lojtari më i mirë te Bashkimi sonte, ndërsa ndezjen e lojës e bëri Valon Bunjaku, kur mori iniciativë për të cuar ekipin drejt kapjes së epërisë, për të kryer ndeshjen në fund me 12 pikë, 7 kërcime e 7 asistime.

Te Rahoveci paraqitja e mirë e Musab Malës prej 18 pikëve dhe e Fisnik Rugovës me 17, nuk ka mjaftuar për të bërë më shumë.

Tash Bashkimi shpreson në humbje të radhës të Rahovecit dhe bilancin më të mirë që ka në ndeshjet e ndërsjella, për të siguruar PlayOffin, derisa vreshtarët në ndeshjet e mbetura kanë duele më të vështira sesa prizrenasit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga