Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SELEKTORI I KOSOVËS, PAS NDESHJES

Foda: Është dashur të shënohen më shumë gola!

TOPSPORTI/ A. Paçarizi/

Foda: Është dashur të shënohen më shumë gola!


20 March, 2025 @23:26

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, në deklaratën e tij dhënë pas fitores ndaj Islandës, ka qarë humbjen e disa rasteve të mira për të realizuar edhe më shumë gola “Dardanët”.

Kosova mposhti Islandën në duelin e parë të playoffit për Ligën B/C të Kombeve, ndërsa të dielën prej orës 18:00 Kosova është mysafire e Islandës në “Enrique Roca” të Murcias në Spanjë. Kjo, pasi që stadiumi në Rejkjavik të Islandës, është duke u renovuar.

“Minutat e para të lojës luajtëm mirë dhe kaluam me meritë në epërsi. Por, më pas humbën e kontrollit të lojës pak dhe nuk funksionoi si mendova fillimisht. I bëmë ndryshimet në pjesë të dytë, ndryshuam edhe sistemin. Jam i kënaqur me gjithë ekipin, por edhe me lojën e tyre të treguar në pjesë të dytë të ndeshjes. Kishim mundësi të shënonim më shumë gola. Nëse në lojën e dytë luajëm sikurse në pjesë të dytë, do të jetë vështirë për Islandën, ndërsa ne synojmë Ligën B,” ka thënë selektori gjerman i Kosovës.

Kosova, nëse arrin të sigurojë minimalisht një barazim ndaj Islandës të dielën, edhe zyrtarisht do të shënojë ngritje historike në Ligën B të Kombeve - ku asnjëherë më parë nuk ka qenë.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve