PARA NDESHJES
Formacioni i mundshëm i Kosovës
24 March, 2017 @16:28
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, në konferencën e djeshme për shtyp tha se ka dilema në disa pozita, për të cilat do të vendos në minutat e fundit para ndeshjes.
Samir Ujkani është i sigurt që do të jetë në portë, ndërsa vija e mbrojtjes pritet të përbëhet sikurse në ndeshjen kundër Turqisë nga Amir Rrahmani, Alban Pnishi, Benjamin Kololli dhe Fanol Përdedaj.
Në qendër të mesfushës pritet të jetë Hekuran Kryeziu, së bashku me Herolind Shalën, para tyre Valon Berisha, derisa Milot Rashica dhe Arbër Zeneli pritet t’i mbulojnë krahët.
Në sulm, Bunjaki pritet t’i besojë përforcimit të ri, Besart Berishës, i cili është në pritje të debutimit me fanellën e Kosovës.