Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFERI

FR: Kessié lojtar i ri i Barcelonës!

FR: Kessié lojtar i ri i Barcelonës!


23 March, 2022 @0:26

Njëri ndër njerëzit me njohuri më të madhe rreth transferimeve në futbollin elit ndërkombëtar, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur sot se mesfushori i Milanit, Franck Kessié ka nënshkruar kontratë me Barcelonën.

Sipas Romanos, pas marrëveshjes verbale muaj më parë, Kessié tashmë ka nënshkruar kontratën me katalonasit, kontratën me afat deri në qershor të vitit 2026. Ai vjen si lojtar i lirë nga Milan, pasi që kontrata me rossonerët i përfundon këtë verë.

Më tej në njoftim thuhet se Kessié do të merr rrogë vjetore neto prej 6.5 milionë eurosh te Barcelona, plus shtesat tjera sipas arritjeve personale dhe sukseseve me klubin. Ndërsa testet mjekësore, vecse janë të pranuara.


 
Të gjitha lajmet nga