Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ÇEREKFINALET: FRANCA - ITALIA

Franca i rikthehet gjysmëfinales, eliminon Italinë në triller ndeshje pas vazhdimeve

Franca i rikthehet gjysmëfinales, eliminon Italinë në triller ndeshje pas vazhdimeve


14 September, 2022 @20:30

Pasi që nuk arriti gjysmëfinalen në Eurobasketin e kaluar (2017), Franca i është rikthyer TOP 4-shes evropiane me fitore ndaj Italisë sonte, në përballjen e tretë të çerekfinales së Eurobasketit, duke mposhtur azzurrët.

Kampionja e Eurobasket 2013 dhe medalistja e bronztë e Eurobasket 2017, ka fituar ndeshjen ndaj Italisë 93-85 [27-20, 11-11, 18-31, 21-15, 16-8] duke ndalë ecurinë italiane të shpejt të çerekut të tretë në çerek të fundit, kur ekipi i drejtuar nga trajneri Vincent Collet barazoi falë mos shënimit të pikëve nga gjuajtjet e lira të italianëve, ndërsa nuk la azzurrët të shënojnë pikë dyshifrore në vazhdime.

Francezëve përsëri iu deshën vazhdimet për të kaluar tutje, dhe e tëra thuajse njëjtë sikurse ndaj Turqisë! Tragjike ishte nata për lojtarin më të dalluar të italianëve Simone Fontecchio, që s’shënoi gjuajtjet e lira në sekondat e fundit të çerekut të katërt dhe as në sulmin e fundit, për fitore! Trekolorët pastaj në vazhdime kryen punën.

Thomas Heurtel

Rudy Gobert me 19 pikë e 14 kërcime ishte më i dalluari te Franca, ndërsa Thomas Heurtel shënoi më së shumti pikë, 20, duke i kombinuar me 8 asistime këto pikë. Shtatëmbëdhjetë pikë të tjera erdhën nga Evan Fournier, që bëri pesë faulime brenda 33 minutave lojë sa ishte në parket.

Te Italia, që erdhi në çerekfinale me fitore të madhe ndaj Serbisë, dyshja Marco Spissu dhe Simone Fontecchio kanë shënuar nga 21 pikë, ndërsa Luigi Datome dha 12 të tjera në përballje.

Në gjysmëfinale, Franca luan ndaj fituesit të ndeshjes Sllovenia-Polonia.


 
Të gjitha lajmet nga Eurobasket