GRUPI B
Furia italiane mposhtet nga Serbia
10 September, 2015 @16:51
Furia italiane që shkëlqeu në ndeshjet e fundit, nuk i ka bërë ballë sot Serbisë, duke regjistruar humbje, pas tre fitoreve me radhë.
Italia është mposhtur nga Serbia, ku këta të fundit kanë përfunduar fazën grupore pa asnjë humbje me lojën e tyre bindëse.
Milos Teodosic me 26 pikë ka qenë i pandalshëm te ekipi serb, derisa te italianët më i dalluari ka qenë Alessandro Gentile me 19 pikë të shënuara.
Pas kësaj ndeshjeje Serbia ka përfunduar si lider Grupin B me 5 fitore nga 5 ndeshje, derisa Italia është e dyta me 3 fitore e 2 humbje.
Video