Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMTIMI I RADHËS NGA ENGIN GENÇOGLU

Gençoglu: Trepça do të bëhet kampione!

Fotot: FBK

Gençoglu: Trepça do të bëhet kampione!


1 April, 2023 @22:11

Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes së fituar ndaj Vëllaznimit, trajneri turk i Trepçës, Engin Gençoglu ka dhënë një premtim të madh për qytetin e Mitrovicës.

Ai kishte thënë kur erdhi në Mitrovicë se “Trepça është rikthyer” ndërsa sot në deklaratën e tij pas ndeshjes ka kërkuar që të ndërrohet mesazhi.

“E dini që kam thënë se ‘Trepça është rikthyer’ dhe ajo u rikthye. Ndërsa tash po ju them ‘Trepça do të bëhet kampione’,” ka thënë Gençoglu ndër të tjera pas ndeshjes.

“Mos e harroni këtë, Trepça do të bëhet kampione, pa marrë parasysh kundërshtari kush është, Prishtina, Bashkimi, Ponte Prizreni, apo edhe Real Madridi…”

Engin Gencoglu @ Trepca

Ai ka theksuar se nuk ka rëndësi për te kundërshtari, pasi që e di se ka ekipin më të mirë dhe tifozët më të mirë në dispozicion. Prej se ardhur Gençoglu te Trepça në janar, ekipi ka pasur bilans 8-2, duke u mposhtur vetëm nga Prishtina e Peja, ndërsa të gjitha ndeshjet tjera i ka fituar, në mesin e të cilave edhe Kupën e Kosovës, ku në finale triumfoi ndaj prishtinasve 74-66.

Trepça në çerekfinale të PlayOffit do të ndeshet me Bashkimin.


 
Të gjitha lajmet nga