Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KONFIRMOHET

Gëzim Morina e Erjon Kastrati lojtarë të Kosovës!

Gëzim Morina e Erjon Kastrati lojtarë të Kosovës!


21 June, 2017 @13:46

a

Përmes një konfirmimi zyrtar nga kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, është bërë e ditur që Gëzim Morina dhe Erjon Kastrati e kanë marrë nënshtetësinë e Kosovës dhe tashmë kanë të drejtë të luajnë për përfaqësuesen e Kosovës në basketboll.

Të dy këta ishin me nënshtetësi sllovene, derisa Gëzim Morina veçse ka luajtur për Slloveninë në kualifikimet për Eurobasket. Pas negociatave disa mujore me Federatën Sllovene të Basketbollit, u arrit marrëveshja që dyshja në fjalë t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës në basketboll.

Më parë Kosovës iu bashkua edhe Lis Shoshi.

Në krye me trajnerin Brad Greenberg, përfaqësuesja do të bashkohet për stërvitje që nga data 2 korrik.


 
Të gjitha lajmet nga