LOS ANGELES

nba.com
Clippers kërkon Carmelo Anthonyn
21 June, 2017 @10:52
Skuadra e dytë e Los Angelesit, Clippers, kërkon që ta përforcojë skuadrën gjatë verës.
Në planet e menaxherit të Clippersit, Jerry West, i cili erdhi sivjet te skuadra, është superylli i New York Knicksit, Carmelo Anthony.
Në takimin e fundit, New Yorkut i janë ofruar lojtarët Jamal Crawford dhe Austin Rivers, por Knicks me ngulm kërkon shuterin e skuadrës JJ Redick.
Ndërsa në planet e tjera të Los Angeles Clippersit është edhe super ylli LeBron James, i cili po kërkohet edhe nga Lakersi.