SUPERLIGA TURKE

Kenan Sipahi i ulur në anën e djathtë me numër 25 të fanelës
Kenan Sipahi nënkampioni i Turqisë, Feneri kampion
17 June, 2017 @0:42
Skuadra e kosovarit Kenan Sipahi, Besiktas, duke u mposhtur në 4 ndeshje kundër ish ekipit të tij Fenerbahçe, u shpallë nënkampion në ligën e Turqisë në basketboll.
Kenani në këtë ndeshje ka shkëlqyer me 22 pikë, por performanca e tij nuk mjaftoi për të çuar serinë më tej, derisa Fenerbahçe mbrojti titullin kampion të Turqisë.
Ndërsa te Fenerbahçe më të dalluarit ishin Jan Vesely me 26 dhe Bogdan Bogdanovic me 23 pikë.
Ky ishte trofeu i tretë i Fenerbahçes këtë stinor, pas kupës së Turqisë dhe Euroleagues.