LIGA ENDESA

Valencia historike, befason Realin dhe shpallet kampion
17 June, 2017 @0:38
Skuadra e Valencias ka befasuar Real Madridin në serinë finale të Liga Endesas spanjolle për tu shpallë kampione për herë të parë në histori të klubit.
Valencia që kishte përfunduar stinorin e rregullt në pozitën e tretë të klasifikimit, pas Real Madridit 25-7 dhe Baskonias 23-9, ka arritur që në serinë finale të Play-Offit të mposht madrilenët 3-1 në seri përkundër disavantazhit të terrenit dhe të shpallet kampione.
Më i dalluari në ndeshjen e katërt të serisë ka qenë Joan Sastre Morro me 19 pikë e 6 kërcime, ndërsa Luke Sikma shënoi 8 pikë, 7 kërcime e 4 asistime në fitoren 87-76.
MVP u shpall alo-qendra malaziase Bojan Dubljevic.