PLAYMAKERI I KOSOVËS

Jaren Sina në NBA Draft Workout
15 June, 2017 @16:56
Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Jaren Sina, është bërë pjesë e NBA Draft workoutit.
Njoftimin e ka dhënë ish-përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Arben Krasniqi, përmes Facebookut.
Bile, Krasniqi në postimin e tij ka cekur se Sina është kosovari i parë që e bën këtë arritje.
Sina, do të punojë me Denver Nuggetsin në këtë verë dhe sipas rregullave, Sina i cili është lojtar i paraqitur për listën e Draftit, edhe pse nuk ka arritur të futet në listën kryesore prej 182 lojtarëve, ai përsëri mund të zgjedhet nga një skuadër e NBA-së.
Denver Nuggets e ka ftuar SInën në ‘Draft Workout’, që është një lloj testimi i lojtarëve para se të vendoset se a është mjaftueshëm i aftë që të luaj në skuadrën përkatëse. Pra, Sina do të jetë në provë te Denveri dhe nëse ai pëlqehet nga drejtuesit e skuadrës, ai do të transferohet aty, përkundër faktit që ai nuk është futur në listën e 182 lojtarëve të Draftit.
Duke marrë parasysh se shumë herë në NBA ka ndodhur që lojtarë të ‘padraftuar’ në listën kryesore të zgjedhen nga skuadrat përmes provave të tilla (Draft Workout), ka gjasa që edhe Sina të zgjedhet nga drejtuesit e Denverit, gjithmonë nëse e kalon provën.
Sina 23 vjeç është aktualisht pjesë e George Washington University në NCAA. Ai është 188 centimetra i gjatë dhe ka qenë në ekipin e basketbollistëve të parë që kanë prezentuar Kosovën pas pranimit në FIBA.