Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CAVS - WARRIORS @ GAME 4

Fitore e Cavaliers, seria vazhdon

Fitore e Cavaliers, seria vazhdon


10 June, 2017 @14:05

Vjen humbja e parë për Golden Staten në play off-in e sivjetëm. Kampioni në fuqi, Cleveland Cavaliers, nuk ka lejuar që të deklasohet 4-0 pas 4 ndeshjeve dhe e ka fituar ndeshjen e katërt të serisë, për ta ngushtuar kështu serinë në 3-1 dhe për të krijuar një shpresë tejet të vogël për një rikthim senzacional, rikthim i cili realisht është shumë vështirë që të ndodhë.

Cavaliers e filluan furishëm takimin, duke qenë shumë të saktë nga loja, e në anën tjetër lojtarët e Warriors u ngarkuan me shumë gabime personale, gjë që ndikoi edhe në reduktimin e minutazhit në pjesën e mbetur të lojës, kur dihej rreziku për t’u larguar nga loja me 6 personale të shkaktuara.

Hovin drejt fitores Cavaliers e morën në çerekun e parë, çerek i cili prodhoi një numër tejet të madh të pikëve, duke u mbyllur me rezultat 49-33, derisa çerekët tjerë të ndeshjes ishin më të barabartë dhe Warriors nuk e arritën përmbysjen në asnjë moment, duke bërë kështu që të ketë edhe ndeshje të pestë të serisë.

SKEMA PLAY OFF

Më i dalluari te Cavaliers ishte Kyrie Irving me 40 pikë, 7 kërcime e 4 asistime, ndërsa u ndihmua edhe nga i zakonshmi LeBron James, i cili vazhdoi formën e rregullt me triple-double prej 31 pikëve, 10 kërcimeve e 11 asistimeve. Statistikat e arritura mbrëmë nga LeBron James bënë që ai të vazhdojë ngjitjen në ranglistat e ndryshme të historisë së basketbollit. Këtë herë James u ngjit mbi Jordanin në 2 kategori, gjuajtje të lira dhe pikë të shënuara, si dhe e kaloi Magic Johnsonin sa i përket numrit të treshifrorëve të trefishtë (triple-double) në histori të finaleve të NBA-së. Në anën tjetër u veçua Kevin Durant me 35 pikë, lojtar i cili me shumë gjasë do të jetë MVP i finaleve nëse Golden State e mbyll me titull sezonin.

Ndeshja e ardhshme e serisë zhvillohet në shtëpinë e Warriors në mëngjesin e ditës së martë, ndërsa nëse Warriors shënojnë fitore, shpallen kampionë të sezonit 2016/2017. Nëse Cavs triumfojnë, seria ngushtohet edhe më tepër dhe spektakli basketbollistik vazhdon të paktën edhe për një ndeshje.


WARRIORS vs CAVS @ GAME 3

Warriors pranë titullit, Durant vendimtar

NBA

Warriors pranë titullit, Durant vendimtar

08/06/17 @ 08:30

SPECIALE TE BOROZANI.COM

Kush sa pikë shënoi te Rahoveci 2016/17?

FBK Superliga

Kush sa pikë shënoi te Rahoveci 2016/17?

07/06/17 @ 14:33

SHQIP NË BOTË

Kenan Sipahi në finale ndaj ish skuadrës

International/Sportistë shqiptarë në botë

Kenan Sipahi në finale ndaj ish skuadrës

06/06/17 @ 23:18

SPECIALE TE BOROZANI.COM

Kush sa pikë shënoi te Ylli 2016/17?

FBK Superliga

Kush sa pikë shënoi te Ylli 2016/17?

06/06/17 @ 22:04

SPECIALE TE BOROZANI.COM

Kush sa pikë shënoi te Trepça 2016/17?

FBK Superliga

Kush sa pikë shënoi te Trepça 2016/17?

05/06/17 @ 14:34

NUGGETS KAMPIONË!

Denver Nuggets për herë të parë kampion në NBA

NBA

Denver Nuggets për herë të parë kampion në NBA

13/06/23 @ 10:51

MIAMI HEAT S'LEJON HISTORINË PËR BOSTON CELTICS!

Miami Heat ekipi i dytë në histori, që prej pozitës 8 siguron finalen e NBA!

NBA

Miami Heat ekipi i dytë në histori, që prej pozitës 8 siguron finalen e NBA!

30/05/23 @ 11:40

0.2 SEKONDA PARA FUNDIT, VENDOSET — SERIA BËHET 3-3

Celtics barazon serinë prej 3-0 në 3-3! Finalisti vendoset në ndeshjen e shtatë

NBA

Celtics barazon serinë prej 3-0 në 3-3! Finalisti vendoset në ndeshjen e shtatë

28/05/23 @ 13:01

PREJ 3-0 NË 3-2!

Celtics nuk dorëzohet, ngushton serinë

NBA

Celtics nuk dorëzohet, ngushton serinë

26/05/23 @ 08:22

LEBRON JAMES

I pasigurt për stinorin tjetër

NBA

I pasigurt për stinorin tjetër

23/05/23 @ 07:38

ARRITJE HISTORIKE E NUGGETS

Nuggets arrin historinë! Eliminon Lakersët me 4-0 për finalen e parë të NBA

NBA

Nuggets arrin historinë! Eliminon Lakersët me 4-0 për finalen e parë të NBA

23/05/23 @ 07:17

NJË HAP PARA FINALES SË MADHE

Miami para finales, ia bën 3-0 Bostonit

NBA

Miami para finales, ia bën 3-0 Bostonit

22/05/23 @ 11:38

HEAT DJEG CELTICS

Butler servon 35 pikë, Heat mposht Celtics

NBA

Butler servon 35 pikë, Heat mposht Celtics

18/05/23 @ 07:35

DENVER FITON! NIS SERINË ME EPËRSI

Lakers s’arrin rikthimin, Nuggets nis me epërsi serinë

NBA

Lakers s’arrin rikthimin, Nuggets nis me epërsi serinë

17/05/23 @ 10:47

LAKERS NË FINALE TË KONFERENCËS

Davis e LeBron çojnë Lakersin në finale të Konferencës, eliminohet kampioni

NBA

Davis e LeBron çojnë Lakersin në finale të Konferencës, eliminohet kampioni

13/05/23 @ 11:39


 
Të gjitha lajmet nga NBA