SPECIALE TE BOROZANI.COM

BOROZANI/ Arian Paçarizi
Kush sa pikë shënoi te Trepça 2016/17?
Në artikull janë të paraqitur vetëm pikët e shënuara nga lojtarët në Superligë sipas pjesës së stinorit: pjesës vjeshtore, pranverore dhe play-off. Speciale nga Borozani.com
5 June, 2017 @14:34
Skuadra mitrovicase, Trepça, e përfundoi stinorin në pozitën e katërt në superligën e basketbollit të Kosovës.
Pa dyshim, në pjesën vjeshtore, pranverore edhe në Play Off, më efikasi ishte Samir Zekiqi. Ai në pjesën vjeshtori luajti me 171 pikë, në atë pranverore 244 dhe në Play Off me 62 pikë, në total me 477 pikë.
Mbi 400 pikë te Trepça, ka shënuar vetëm edhe Montrael Scotti (404 në total), ndërsa i vetmi me mbi 300 pikë ishte amerikani Jeremy Wise (329 në total), i cili luajti deri në javën e 23-të.
Nikola Ljujic 289 dhe Besnik Azemi 281, ishin lojtarë të tjerë që u dalluan te Trepça në stinorin 2016/17.
*Në tabelën e mëposhtme janë të renditur të gjithë basketbollistët që kanë qenë të regjistruar së paku për një ndeshje në Superligë për Trepçën.
*X - lojtari nuk është futur në lojë ose nuk ka qenë pjesë e ekipit.
*0 - lojtari është futur në ndeshje, por nuk ka shënuar.
*i - për të kuptuar numrin total të pikëve të cilitdo basketbollist tjetër përveç atyre të përmendur në artikull, thjesht mblidhni tre rubrikat e pj. vjeshtore, pranverore dhe play-offit.
TREPÇA 2016/17 pikët e shënuara:
Samir ZEKIQI | 171 | 244 | 62 |
Montreal SCOTT | 128 | 233 | 43 |
Jeremy WISE | 160 | 169 | X |
Frederic STUTZ | 139 | 53 | X |
Nikola LJUJIC | 122 | 146 | 21 |
Mise DIMINIC | 65 | X | X |
Valdrin HAXHIU | 59 | 28 | 8 |
Besnik AZEMI | 104 | 118 | 59 |
Burim ZEKIQI | 62 | 84 | 25 |
Agon SELMANI | 42 | 65 | 14 |
Arian TAHIRI | 18 | X | X |
Albelard RASHITI | 9 | 17 | 5 |
Arian MEHMETI | 6 | X | X |
Leon GRIFFIN | 8 | X | X |
Musab MALA | 2 | X | X |
Rinor SELMANI | X | 8 | 0 |
Kiel TURPIN | X | 88 | X |
Rinor KOSTERCI | X | 2 | 0 |
Donat MUSA | X | 0 | 0 |
Shpetim MUHAREMI | X | X | 0 |