PARA NDESHJES: WARRIORS - CAVALIERS

Finalja e madhe në NBA, fillon sonte
1 June, 2017 @14:01
Finalja e shumëpritur në NBA, ndërmjet Golden State Warriors dhe Cleveland Cavaliers, do të fillojë sonte pas mesnate në ora 3:00.
Kjo do të jetë finalja e tretë me radhë ku do të përballen mes veti këto dy skuadra, ku nga një herë ka fituar secila.
Golden State Warriors, sivjet duke transferuar në skuadër super yllin Kevin Durant, kërkon që të hakmirret ndaj Clevelandi që pësuan vjet nga avantazhi 3-1.
Ndërsa kampioni aktual i NBA-së, Cleveland, do të luftojë që titulli të mbetet në qytet edhe sivjet, derisa kjo do të jetë finalja e 7-të radhazi për liderin e skuadrës LeBron James, i cili deri më tani i ka 3 tituj të fituar.
Skuadra e cila fiton 4 ndeshje nga seria, do të shpallet kampion.