KB VËLLAZNIMI

Foto: KB Vëllaznimi
Të rinjtë e Vëllaznimit udhëtojnë në Durrës për miqësore
29 May, 2017 @12:54
Pasi u shpallën kampion në kategorinë juniore (U18), skuadra e Vëllaznimit po vazhdon punën edhe me gjeneratat më të reja.
Përmes një njoftimi për Borozani.com, është bërë e ditur që të shtunën që vjen, 3 qershor, grupmoshat e reja të Vëllaznimit, U16, U14 dhe U12, do të udhëtojnë në Durrës për të zhvilluar miqësore me akademinë sportive ‘Goga Basket’ nga Durësi.
Grupmoshat në fjalë do të zhvillojnë ndeshje të karakterit miqësor me grupmoshat përkatëse të klubit ‘Goga Basket’, ndërsa bashkë me basketbollistët e rinjë gjakovarë do të udhëtojnë treshja e trajnerëve Shkumbin Kumnova, Driton Rraci dhe Valon Tanushi.