FAZA INTENSIVE

Sot nisin përgatitjet intensive të Kosovës U20
29 May, 2017 @12:08
Prej sot basketbollistët U20 të Kosovës do të jenë në fazën intensive të përgatitjeve para Europianit U20 Divizioni B që zhvillohet në Rumani.
Përzgjedhësi i Kosovës U20, Jeton Nixha dhe ndihmësi i tij, Elvedin Plakiq e kanë publikuar listën me emrat e lojtarëve, të cilët i kanë ftuar të hënën në stërvitje prej orës 16:00 në palestrën e sportit të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.
Të ftuarit:
1. Rinor Peci 2. Valon Bunjaku 3. Arbnor Haliti 4. Egzon Kuci 5. Edmond Kryeziu 6. Dino Herc 7. Burim Zekiqi 8. Bardhosh Kelmeni 9. Muhamedali Janjeva 10. Mergim Jakupi 11. Dion Haxhosaj 12. Ermir Gashi 13. Dardan Kapiti 14. Ilir Hasani 15. Gent Shala 16. Albelard Rashiti 17. Atik Koshi |