OPINION

Ka ardhë koha me ndryshu, nëse doni me fitu
Shkruan: Palush DODA
26 May, 2017 @8:53
Ky titull pak ma naltë po rimon, ama pa dashje. (:P). Kam vendos me shkru diçka për KB Bashkimin, i cili sivjet na dha një copë shpresë në lojën e parë në finale, deri sa Prishtina na kthej me këmbë në tokë, si çdo herë.
Në 10 stinorët e fundit të ligës së Kosovës në basketboll Prishtina e ka fitu titullin gjithsej tetë herë, Peja një herë, Trepça një herë. E Bashkimi, zero herë, 0!
Ku është problemi?
Hajde, Prishtina paska super buxhet karshi Bashkimit, hajde po themi se edhe Peja njejtë. Por Trepça qysh mbrrini me fitu e ne jo?
Çka jemi tu bo gabim?
Pare nuk mundemi me thanë që s’ka pas. Përkrahje prej tifozave të ngratë që u shterret zani tu bërtit ka pas sa të duash. Prapë, s’ka rezultate. Lojtarë të huaj po, prej kudo, Amerike, Evrope, etj.
Nga njëherë mburreshim që x lojtari ka lujt ne NCAA. OK…!
Gabimi është te menaxhmenti i dobët, jo por super-i-dobët. Duke e kërkuar suksesin afat-shkurtë, Bashkimi ka vuajtur pasoja afat-gjata. Ndërrimet e lojtarëve çdo sezonë nuk e kanë ndihmu aspak në arritjen e qëllimeve. Mos promovimi i lojtarëve të rinjë e të talentuar (e që Prizreni i ka pasë me bollëk) i ka kushtu big, big time!
Çka duhet me ndërru?
Krejt sistemi. Në themel. Artan Kurti tash është drejtor i KB Bashkimit edhe mundet me e bo këtë ndryshim. Nisja prej gjeneratave të vogla. Të investohet në ta dhe zhvillimin e tyre. Të bëhet politikë e ekipit që të paktën një lojtar junior të jetë në formacion, 90% e ekipit të jenë vendas, 10% të huaj. Krejt fokusi të jetë vetëm tek lojtarët e rinjë.
Kjo strategji ka me qenë e vështirë për tifozat për shkak se Bashkimi s’ka me qenë në gjendje me qëndru në një hap me ekipet tjera të katërshes që janë zakonisht, por në periudhën afat-gjate Bashkimi ka me i pa frytet e saj. Më mirë 5-6 ose 7 vjet ri-konstruktim i ekipit e me rezultate të dobëta, se sa asnjë vit e prapë rezultate jo të kënaqshme. Sepse vetëm arritja në finale nuk është ndonjë arritje kush-e-di-se-çka.
“Me rëndësi pjesëmarrja.” Jo, ky mentalitet duhet me u hek, me rëndësi është fitorja edhe titulli, pikë.
Se qysh krijohet sistemi prej themelit që nesër-masnesër me ardhë deri te suksesi, Artani si ish-basketbollist e din. Krejt çka i duhet është me u ul bashkë me zyrtarët e lartë të Bashkimit edhe me hartu një plan afat-gjatë që nesër me ia pa hajrin Prizreni. Nuk e meriton ky qytet i lashtë me kalu vite, e vite, e vite, e në fund asnjë rezultat.
E ardhmja e Prizrenit janë vetëm të rinjtë, jo lojtarët e NCAA, as lojtarët që po themi kanë luajtur në EuroLeague, po vetëm të rinjtë. Lojtarët e huaj janë këtu për një vit, ndërsa lojtarët e rinj i kemi çdo herë, të gatshëm me lanë çdo gjë në parket, për vendin e tyre.
P.S.: Gazzali Makasqi është prizrenas në të cilin Prishtina ka pa potencial edhe e ka marrë në ekipin e saj. Diçka që KB Bashkimi nuk ishte dashtë me leju. Ai sot ishte dashtë me qenë lojtar i KB Bashkimit, e nesër pse jo edhe bartës i ekipit drejt sukseseve. Ky, e shumë lojtarë tjerë në fakt, që po pritoj fort me i cekë se krejt kush është i Prizrenit dhe përcjell pak basketboll i njeh.
info:
Qëndrimet e autorit të shkrimit, nuk paraqesin qëndrimin e redaksisë. | |||
Pjesa e opinioneve në Borozani.com është e hapur për çdonjërin që dëshiron të shpreh mendimin e tij, sportivisht. | |||
Borozani.com mban të drejtën e përzgjedhjes së shkrimeve dhe redaktimit të tyre. |