STATS

James vazhdon rekordet, kalon Jordanin
26 May, 2017 @11:39
Në fitoren e shënuar mbrëmë ndaj Bostonit, LeBron James arriti edhe një rekord të ri personal.
Me 35 pikët e shënuara mbrëmë, James e ka kaluar Michael Jordanin në listën e koshashënuesve më të mirë në histori të play-offit, për të kaluar në vendin e parë në listën e të gjitha kohërave sa i përket pikëve të shënuara në play off. LeBron James tashmë ka 5989 pikë në kuadër të play off-it, derisa Jordan ka mbetur prapa me 5987.
Duhet përmendur që LeBron James është 32 vjeçar dhe me shumë gjasë ky rekord do të thellohet edhe më tepër.