GJOBAT E FUNDIT

Marjan Micevski, referi kryesor i ndeshjes së fundit të serisë, Bashkimi 1-3 Prishtina/ BOROZANI/ A. P.
Bashkimi e Prishtina marrin dënimet e fundit
29 May, 2017 @11:09
Skuadrat finaliste të Play-Offit, Sigal Prishtina dhe Bashkimi, kanë marrë edhe dënimet e fundit për këtë stinor, pas ndeshjes së fundit të serisë, ku Sigal Prishtina u shpall kampione.
FBK ka bërë të ditur dënimet për të dyja skuadrat, derisa Bashkimi nënkampion është dënuar me 450 euro, ndërsa Prishtina me 300 euro.
“Hudhje e shisheve në drejtim të gjyqtarëve - 300 euro. Pengim i punës së gjyqtarëve gjatë ndeshjes nga personat e paautorizuar - 150 euro,” - janë shkeljet e shqiptuara për Bashkimin.
Ndërsa Prishtina morri 300 euro gjobë, për shkak të ndezjes së fishekzjarrëve në tribuna.