STATS

Tjetër rekord, James lë prapa edhe Ginobilin
26 May, 2017 @11:48
Përveç rekordit që e ngriti mbi Jordanin, James mbrëmë e arriti edhe një ngjitje në ranglistat e të gjitha kohërave në NBA.
LeBron James tashmë është lojtari i tretë me më shumti trepikësha të shënuar në histori të NBA-së sa i përket fazës play-off. James mbrëmë e kaloi Manu Ginobilin në listën e të gjitha kohërave, për të kaluar kështu në vendin e tretë.
Para Jamesit në këtë aspekt të lojës ndodhen vetëm Ray Allen dhe Reggie Miller.