JAYSON GRANGER

Granger në radar të Barcelonës
26 May, 2017 @14:42
Basketbollisti i Anadolu Efesit, Jayson Granger, mund të jetë përforcimi i parë i Barcelonës në verën 2017, ka bërë të ditur Sport.es sot.
Grangerit i përfundon kontrata me Efesin në muajin që vjen, ndërsa Granger është lojtar për të cilin Barcelona ka pasur interesim edhe më parë.
Granger është 189 centimetra i gjatë dhe 27 vjeç dhe më 1 korrik 2017 pritet të jetë lojtar i lirë.