STREETBALL DURRËS

CheBar fiton turneun 3x3 në Durrës
29 May, 2017 @12:42
Ekipi nga Prishtina, CheBar, ka triumfuar në turneun e Streetballit të zhvilluar në Durrës ditë më parë.
I përbërë nga katërshja Fisnik Juniku, Driton Tahiri, Albatrit Berisha dhe Ujkan Karanezi, CheBar ka mposhtur Goga Basket nga Shqipëria në finale 21-19.
CheBar ka arritur të rikthejë epërsinë në favor të vetin edhe pse në disa momente qenë 3-8 në disavantazh, për të fituar me 2 pikë epërsi në fund.