WARRIORS vs CAVS @ GAME 2

Curry triple-double, Warriors kryejnë gjysmën e punës
5 June, 2017 @6:17
Golden State Warriors ka arritur të mposht Cleveland Cavaliersin edhe në ndeshjen e dytë të serisë finale të NBA-së për të marrë epërsinë 2-0 në seri, ku kampion bëhet ekipi që arrin 4 fitore së pari.
Performanca e shkëlqyer e Steph Curry, që përfundoi ndeshjen me triple-double dhe loja e jashtëzakonshme e Kevin Durant, përsëri janë treguar vendimtare në fitoren e ‘luftëtarëve’.
Në anën tjetër, Lebron James, edhepse luajti me triple-double, nuk pati ndihmën e mjaftueshme nga bashkëlojtarët për të arritur te fitorja e parë në serinë finale.
Te kampioni aktual u dalluan edhe Kevin Love e Kyrie Irving, por pamjaftueshëm për fitore.
Curry luajti me 32 pikë, 10 kërcime e 11 asistime. Durant shënoi 33 pikë, 13 kërcime e 6 asistime, ndërsa Klay Thompson shtoi 22 pikë e 7 kërcime tjera në fitoren 132-113 të Warriorsave në ndeshjen e dytë të serisë që u luajt në Cleveland.
James shënoi 29 pikë, 11 kërcime e 14 asistime, Kevin Love shënoi 27 pikë, 7 kërcime ndërsa Kyrie Irving shtoi 19 pikë e 7 asistime në këtë duel, që përsëri nuk solli fitore.
Warriorsit motiv shtesë në këtë fitore i dha edhe trajneri Steve Kerr, që pas mungesës gjashtë-javore iu kthye bankës së ekipit.
“Ka qenë gjithnjë përreth nesh, veçanërisht në këto javë të fundit. Por ta kesh këtu në bankë është krejtësisht tjetër. Kjo do të thotë shumë. Ne e duam prezencën e tij. E duam zërin e tij. Jemi më të kompletuar kur ai është këtu,” ka thënë Curry për rëndësinë e trajnerit Kerr në bankë.