MIAMI HEAT

Chris Bosh përfundon karrierën
4 June, 2017 @9:07
Njëri ndër qendrat kryesore të NBA-së, Chris Bosh, për shkak të problemeve shëndetësore, është detyruar të pensionohet tërësisht nga basketbolli.
Bosh në dy vitet e fundit ka probleme me vena, ku po i koagulohet gjaku, e kjo ia ndaloi rikthimin e tij në parket.
Me largimin e 33 vjeçarit nga skuadra, Miamit do t’i krijohet hapësirë në buxhet prej 52 milionë dollarësh.