SPECIALE TE BOROZANI.COM

BOROZANI/ Arian Paçarizi
Kush sa pikë shënoi te Sigal Prishtina 2016/17?
Në artikull janë të paraqitur vetëm pikët e shënuara nga lojtarët në Superligë sipas pjesës së stinorit: pjesës vjeshtore, pranverore dhe play-off. Speciale nga Borozani.com
2 June, 2017 @20:13
Po ia nisim prej ekipit kampion dhe do të vazhdojmë radhazi me skuadrat tjera të katërshes kryesore, por edhe më tepër për stinorin që e lamë pas.
Te Sigal Prishtina këtë stinor më së shumti pikë ka shënuar përforcimi i tyre i bujshëm nga Peja, Drilon Hajrizi. Mitrovicasi ka qenë njeriu me më së shumti pikë të shënuara përgjatë gjithë stinorit te Sigal Prishtina, duke shënuar 467 pikë në të gjitha ndeshjet që ka qenë në parket.
Pas tij është renditur Jabarie Hinds. Amerikani ka shënuar 403 duke qenë i huaji i vetëm që ka qëndruar prej fillimit deri në fund të stinorit me bardhekaltërit. E numri i pikëve të shënuara tregon pse.
Pas Hajrizit dhe Hindsit, i treti te koshashënuesit e Sigal Prishtinës është alo-qendra Fisnik Rugova. Fisniku ka shënuar 345 pikë përgjatë stinorit dhe Play-Offit, ndërsa Graniti është lojtari tjetër që e ka kaluar shifrën e 300 pikëve të shënuara këtë stinor për bardhekaltërit, duke shënuar 302 pikë.
*Në tabelën e mëposhtme janë të renditur të gjithë basketbollistët që kanë qenë të regjistruar së paku për një ndeshje në Superligë për Sigal Prishtinën.
*X - lojtari nuk është futur në lojë ose nuk ka qenë pjesë e ekipit.
*0 - lojtari është futur në ndeshje, por nuk ka shënuar.
*i - për të kuptuar numrin total të pikëve të cilitdo basketbollist tjetër përveç atyre të përmendur në artikull, thjesht mblidhni tre rubrikat e pj. vjeshtore, pranverore dhe play-offit.
SIGAL PRISHTINA 2016/17 pikët e shënuara:
Edmond AZEMI | 115 | 48 | 28 |
Granit RUGOVA | 133 | 90 | 79 |
Drilon HAJRIZI | 175 | 222 | 70 |
Fisnik RUGOVA | 105 | 155 | 85 |
Jabarie HINDS | 176 | 128 | 99 |
Rinor PECI | 36 | 72 | 4 |
Muhamedali JANJEVA | 0 | 51 | 4 |
Bojan TRAJKOVSKI | 114 | X | X |
Malcolm RHETT | 184 | X | X |
Marcel JONES | 73 | X | X |
Andrew LAWRENCE | 55 | X | X |
Gerti SHIMA | 17 | X | X |
Goran VRBANC | 9 | X | X |
Etnik PECI | 7 | X | X |
Elvisi DUSHA | 6 | X | X |
Louis DARBY | 14 | X | X |
Liron HYSENI | 6 | X | X |
Dion KRASNIQI | X | X | X |
Çlirim RAMA | X | X | X |
Fisnik RAFUNA | X | X | X |
Nenad DELIC | X | 48 | 81 |
Curtis Lee DAVIS | X | 5 | X |
Cameron DAKOTA Forte | X | 70 | X |
Urim ZENELAJ | X | 23 | 10 |
Gazzali MAKASQI | X | 23 | 0 |
Willie KEMP | X | 99 | 52 |
Fuquan EDWIN | X | 101 | X |
Mike MOSER | X | 148 | 98 |