CELTICS

Bostoni në kërkim të superyllit
29 May, 2017 @16:40
Pas deklasimit kundër Clevelandit me rezultat 4-1 në finalen e Konferencës Lindore, skuadra e Boston Celticsit që prej tani ka filluar përgatitjet për stinorin tjetër.
Pritet që të bëhet një renovim në skuadër te “keltët” gjatë verës, derisa menaxheri i përgjithshëm i Bostonit, Danny Ainge, po përgatitet ta shtoj në skuadër një superyll.
Në listën e transferimeve janë yjet si Paul George i Indiana Pacersit dhe Gordon Haywardi i Utah Jazzit. Prej këtyre dy lojtarëve, Haywardi është nën përcjelljen e kryesisë së Celticsit.
Sipas mediave amerikane, te Bostoni plani kryesor gjatë verës është shtimi i një superylli në skuadër.