SPECIALE TE BOROZANI.COM
BOROZANI/ Arian Paçarizi
Kush sa pikë shënoi te Peja 2016/17?
Në artikull janë të paraqitur vetëm pikët e shënuara nga lojtarët në Superligë sipas pjesës së stinorit: pjesës vjeshtore, pranverore dhe play-off. Speciale nga Borozani.com
4 June, 2017 @14:38
Stinorin 2016/17 që e lëmë pas në superligën e basketbollit të Kosovës, skuadra pejane me shumë gjasa kërkon ta harrojë sa më shpejtë.
Peja e përfundoi stinorin në pozitën e tretë, derisa gjatë stinorit kishin probleme financiare ku shumica e lojtarëve nuk luajtën kah fundi i stinorit dhe në Play-Off u detyruan që të luajnë me 6-7 lojtarë dhe pësuan nga Bashkimi me rezultat 3-0.
Më së shumti pikë te pejanët ka shënuar Arti Hajdari, i cili luajti prej fillimit të stinorit deri në Play Off dhe shënoi në total 359 (109 në pjesën vjeshtore, 190 në pjesën pranverore dhe 60 në Play Off).
Cakun e 300 pikëve e kaloi edhe Alban Veseli, që e përfundoi stinorin me 320 pikë, por nuk luajti në Play Off.
Pikë të konsiderueshme shënuan edhe Noah Dalhman 289, Leonard Mekaj 232 e Arian Qallaku 219.
*Në tabelën e mëposhtme janë të renditur të gjithë basketbollistët që kanë qenë të regjistruar së paku për një ndeshje në Superligë për Pejën.
*X - lojtari nuk është futur në lojë ose nuk ka qenë pjesë e ekipit.
*0 - lojtari është futur në ndeshje, por nuk ka shënuar.
*i - për të kuptuar numrin total të pikëve të cilitdo basketbollist tjetër përveç atyre të përmendur në artikull, thjesht mblidhni tre rubrikat e pj. vjeshtore, pranverore dhe play-offit.
PEJA 2016/17 pikët e shënuara:
Arti HAJDARI | 109 | 190 | 60 |
Alban VESELI | 176 | 144 | X |
Leonard MEKAJ | 90 | 109 | 33 |
Arian QALLAKU | X | 155 | 64 |
Robert ABRAMOVIC | X | 137 | 66 |
LaMarcus REED | 146 | X | X |
Noah DAHLMAN | 178 | 111 | X |
Mirza AHMETBASIC | 115 | 54 | X |
Salih NUHANOVIC | 47 | X | X |
Egzon KUQI | 65 | 32 | 15 |
Maksym IVSHYN | 23 | X | X |
Rron GRAPCI | 25 | 0 | 0 |
Austin TILLOTSON | 59 | 22 | X |
Mirza MURIC | 21 | 35 | 2 |
Cameron RUNDLES | 62 | 42 | X |
Blendi KADUSHA | 17 | 21 | 8 |
Kevin BURWELL | 6 | X | X |
Jamie SKEEN | 29 | 80 | X |
Slobodan MILJANIC | X | 89 | X |
Blendi MATOSHI | X | 99 | X |