SHQIP NË BOTË

Kenan Sipahi në finale ndaj ish skuadrës
6 June, 2017 @23:18
Kosovari Kenan Sipahi me ekipin e tij Besiktas, duke e mposhtur Anadolu Efesin në gjysmëfinale të Play Offit në Ligën e Turqisë me rezultat 91-65, u kualifikua në finale.
Kenani luajti me 5 pikë, derisa koshashënuesi më i mirë te Besiktasi ishte Michael Roll me 22 pikë të shënuara.
Kenan Sipahi në finale do të takohet me ish skuadrën e tij, kampionin e Euroligës, Fenerbahçen.