SPECIALE TE BOROZANI.COM

BOROZANI / Arian Paçarizi
Kush sa pikë shënoi te Vëllaznimi 2016/17?
Në artikull janë të paraqitur vetëm pikët e shënuara nga lojtarët në Superligë sipas pjesës së stinorit: pjesës vjeshtore, pranverore dhe play-off. Speciale nga Borozani.com
14 June, 2017 @1:12
Skuadra gjakovare Vëllaznimi, pas tre stinorëve do të jetë pjesë e Ligës së Parë të basetbollit kosovar.
Kuqezinjët e përfunduan stinorin me dy fitore e 26 humbje, derisa koshashënuesi më i dalluar i tyre ishte Beq Kovaqi.
Kovaqi, në total ka shënuar 560 pikë, 241 në pjesën vjeshtore, derisa në pjesën pranverore ishte më i miri me 319 pikë të shënuara deri në fund të stinorit.
Basketbollistin e përmendur, e kanë ndjekur lojtarët Arian Qallaku (274 pikë) dhe Blendi Matoshi (211 pikë), të cilët luajtën vetëm në pjesën vjeshtore të stinorit.
*Në tabelën e mëposhtme janë të renditur të gjithë basketbollistët që kanë qenë të regjistruar së paku për një ndeshje në Superligë për Vëllaznimin.
*X - lojtari nuk është futur në lojë ose nuk ka qenë pjesë e ekipit.
*0 - lojtari është futur në ndeshje, por nuk ka shënuar.
*i - për të kuptuar numrin total të pikëve të cilitdo basketbollist tjetër përveç atyre të përmendur në artikull, thjesht mblidhni tre rubrikat e pj. vjeshtore, pranverore dhe play-offit.
VËLLAZNIMI 2016/17 pikët e shënuara:
Beq Kovaqi | 241 | 319 | |
Arian Qallaku | 274 | X | |
Blendi Matoshi | 211 | X | |
Atik Koshi | 52 | 162 | |
Kreshnik Avdija | 42 | 121 | |
Musab Mala | X | 181 | |
Fisnik Juniku | 119 | X | |
Leutrim Berisha | 24 | 38 | |
Dardan Brovina | 10 | 25 | |
Driton Rraci | 18 | 81 | |
Rinor Pllana | 3 | X | |
Ardit Zeka | 0 | 5 | |
Drin Domi | 2 | 4 | |
Gent Zeka | 76 | 45 | |
Otan Shehu | 0 | 2 | |
Dielli Bakalli | X | 2 | |
Bleonis Tanushi | X | 4 |