STREETBALL

3x3 basket, bëhet sport olimpik
10 June, 2017 @16:58
Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) sot ka zyrtarizuar njoftimin se sporti i ri i pranuar në gjirin olimpik është basketi 3x3.
Disciplina e basketbollit urban, që njihet edhe si Streetball, do të shënojë një zhvillim të rëndësishëm tash, kur pritet që shtetet të garojnë për të dërguar më të mirët në këtë sport drejt Lojërave Olimpike.
IOC ka bërë të ditur se që në “Tokio 2020” FIBA duhet të dërgojë 64 sportistë (32 meshkuj dhe 32 femra) si pjesëmarrës të këtij sporti, në debutim në Olimpiadë.