NJË POZITË MË POSHTË
Gjeorgjia kalon Shqipërinë në renditjen mujore të FIFAs
19 September, 2024 @14:59
Humbja nga Gjeorgjia në kuadër të Ligës B të Kombeve ka bërë që Shqipëria të bie për një pozitë në renditjen mujore të FIFAs, ku kuqezinjtë që qëndronin në pozitën e 66-të të renditjes kanë rënë në pozitën e 67-të.
Përndryshe, ka qenë pikërisht Gjeorgjia që ka shënuar ngritje domethënëse në renditjen mujore të FIFAs, derisa ekipi i ëilly Sagnolit me dy fitore të regjistruara nga dy ndeshjet e Ligës së Kombeve është ngritur për 4 pozita, duke dalë prej vendit të 70-të në të 66-tën.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho fituan ndeshjen e parë të Grupit 1 të Ligës B të Kombeve ndaj Ukrainës si mysafir, 1-2. Mirëpo, tre ditë më pas pësuan në shtëpi nga Gjeorgjia 0-1.