Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDESHJA PER MEDALJEN E BRONZTË: GJERMANIA - POLONIA

Gjermania e bronztë në Eurobasket

Gjermania e bronztë në Eurobasket


18 September, 2022 @20:53

Përfaqësuesja e Gjermanisë është stolisur me medalje të bronztë në Eurobasket 2022, duke e mposhtur Poloninë në ndeshje për vend të tretë me rezultat komod në fund, 82-69 [19-14, 17-9, 18-26, 28-20].

Kjo është hera e parë që Gjermania ngritet në podium të fituesve të medaljeve që prej vitit 2005 kur kishin përfunduar në vend të dytë, duke humbur finalen ndaj Greqisë në Beograd. Ndërsa prej atëherë, nuk kishin arritur fare në gjysmëfinale të evropianeve.

Dennis Schroder

Sonte, Dennis Schroder, lojtari më i mirë i Gjermanisë, që tash do të jetë pjesë e LA Lakers, shënoi 26 pikë e 6 asitime në fitore, ndërsa pos tij pikë dyshifrore shënoi edhe Johannes Voigtmann, 14, ndërsa kontribuoi edhe me 9 kërcime e 6 asistime, për të qenë ndër më të dalluarit në këtë fitore të panzerëve fluturues.

Polonia e Igor Milcicit që bëri befasi të madhe në çerekfinale duke eliminuar kampionin e fundit të Evropës Slloveninë, nuk ndezi në gjysmëfinale, e as sonte, derisa Michal Sokolowski u ndalë më 18 pikë si më efikasi në ekip, e AJ Slaughter bëri double-double, të pamjaftueshëm për medalje, 10 pikë e 10 asistime.


 
Të gjitha lajmet nga Eurobasket