ÇEREKFINALET: GJERMANIA - GREQIA

Gjermania ndal Giannisin për të siguruar gjysmëfinalen
14 September, 2022 @10:44
Një paraqitje mbresëlënëse ekipore e Gjermanisë e udhëhequr në parket nga Dennis Schroder, ka bërë që panzerët të kalojnë në gjysmëfinale të Eurobasketit, duke e eliminuar njërin ndër favoritët e garës me dy herë MVP-në e NBA-së dhe një herë MVP-në e finaleve të NBA-së, Giannis Antetokounmpo.
Gjermania me lojën e treguar në cerek të tretë, që e nisi me 20-3 ka shënuar fitore ndaj Greqisë në cerekfinale të evropianit dhe kështu ata siguruan biletën për katërshen më të mirë evropiane në basketboll, ku në rrugëtim për finale i pret Spanja që eliminoi Finlandën.
Gjermania fitoi ndeshjen 107-96 [31-27, 26-34, 26-10, 24-25] ndërsa Schroder luajti me 26 pikë e 8 asistime në fitore. Pos tij u dalluan edhe Franz Wagner me 19 pikë e 4 kërcime dhe Andreas Obst me 19 pikë e 4 kërcime gjithashtu.
Nigeriani i natyralizuar Giannis Antetokounmpo shënoi 31 pikë, 8 asistime e 7 kërcime, bashkë me 3 topa të rrëmbyer, por mundi i tij personal nuk reflektoi në rezultatin e përgjithshëm të ndeshjes, derisa Greqia u eliminua.
Gjermania në gjysmëfinale të Eurobasketit do të ndeshet me Spanjën.