FBK DËNON QIPRIOTIN
Çasti i tensionimit të situatës pasi që Consntinides kishte shtyrë basketbollistin e KB Peja/ BOROZANI/D.S.
Gjobë dhe suspendim për Constantinidesin
16 February, 2016 @9:23
Komesari i Garave të FBK-së ka marrë Vendim që të suspendojë për një ndeshje mos-ushtrim detyre trajnerin e Sigal Prishtinës, Antonis Constantinides, si dhe ta gjobis atë me 100 euro për shkak të sjelljeve jo-sportive në ndeshjen finale të Final Four 2016 ndaj Pejës.
Constantinides kishte shtyrë një basketbollist të Pejës gjatë ndeshjes, që kishte tensionuar situatën për disa sekonda në ndeshje në të dyja taboret.
“Për shkak të sjelljes jo-sportive ndaj lojtarit të KB Peja, trajneri Antonis Constantinides konform nenit 50.4 të Propozicioneve të Garave dënohet me 100 euro dhe me një ndeshje mos-ushtrim detyre,” ka shkruar njoftimi në fjalë.