NGA INFORMATORI NR 17
Gjobë për Trepçën!
1 February, 2018 @10:46
Skuadra e Trepçës, që ka hyrë vrullshëm në stinorin pranveror të Superligës dhe nuk din për humbje, është gjobitur me 300 euro nga FBK-ja për shkak të sjelljeve të tifozëve të saj në ndeshjen e fundit të skuadrës, në fitore ndaj Yllit.
“Hudhjet e gjësendeve të forta, shishe plastmase, mjete plasëse, shkrepëse,” janë raportuar të jenë evidentuar në ndeshje dhe për këtë Komesari i Garave ka marrë vendim për ndëshkim, njofton Informatori Nr 17 i Superligës.