Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS 7 NDESHJEVE

Gjysmëfinalisti i fundit, Toronto Raptors

nba.com

Gjysmëfinalisti i fundit, Toronto Raptors


2 May, 2016 @9:49

Gjysmëfinalisti i fundit erdhi pas 7 ndeshjeve në përballjen ndërmjet Toronto Raptors dhe Indiana Pacersit.

Duke e fituar ndeshjen me rezultat 89-84 Toronto u bë kundërshtari i Miami Heatit në gjysmëfinale të Konferencës Lindore.

Te Raptors, DeMar DeRozan, ishte i pakapshëm, i cili luajti me 30 pikë e 5 kërcime, derisa në anën tjetër, u dallua Paul George me 26 pikë e 12
kërcime.

Ylli i skuadrës DeRozan kishte probleme me shënime gjatë gjithë serisë, përpos ndeshjes së fundit.

Derisa për këtë Paul George komentoi pas lojës kështu:

Pavarësisht nga dështimet e tij në këtë seri, ai është një lojtar special. Ai është ende njëri ndër lojtarët që nuk mundem ta mbrojë, është i pa
kontrollueshëm
” lavdëroi George DeRozanin.

SKEMA E PLAY OFFIT

Raptors në gjysmëfinale do të përballet me Miami Heatin.


 
Të gjitha lajmet nga