TRANSFER

Godet Rahoveci, prezenton qendrën Ed Daniel
1 March, 2021 @19:35
Fitorja e fundit ndaj Golden Eagle Yllit, ka rritur apetitet te skuadra e Rahovecit, e cila ka bërë një përforcim shtesë në përbërjen e saj.
Vreshtarët kanë shtuar në radhët e veta qendrën amerikane 203 centimetërshe, Ed Daniel, i cili vjen nga skuadra greke, Iraklis.
30-vjeçari me përvojë ka karrierë të pasur në Evropë me skuadra si Pallacanestro Varese (Itali), Vanoli Cremona (Itali), Fortitudo Bologna (Itali), Maccabi Ashdod (Izrael), Chalons-Reims (Francë) dhe Peristeri (Greqi).
Rahoveci deri më tani ka qenë skuadra e vetme në Superligë e cila nuk kishte bërë asnjë ndryshim tek lojtarët e huaj, duke i mbajtur në ekip me këmbëngulje treshen Isiah Traylor-Marvin Jones-Amadi Ikpeze që nga fillimi i kampionatit.