Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFER NEWS

GoldenEagle Ylli paralajmëron super-transfer

GoldenEagle Ylli paralajmëron super-transfer


5 January, 2021 @18:05

Skuadra suharekase, Golden Eagle Ylli, para pak çastesh ka postuar në Facebook një pritje që shpejt do befasojë shumëkë.

Së paku kështu flasin emojit e postuara në faqen e Golden Eagle Yllit, ndërsa sot gjithashtu media të ndryshme kanë raportuar se te suharekasit pritet të arrijë një super-transfer.

Fjala është për Erjon Kastratin, që thuajse tërë karrierën e tij e ka kaluar në elitën e basketbollit slloven.

Sot, e më së largu nesër, pritet të zyrtarizohet përforcimi i ri i Yllit, që me këtë pritet ta bëj ekipin suharekas si kandidat kryesor për titull kampioni sivjet.

Kujtojmë, skuadrat kanë nisur përforcimet këtë afat kalimtar, pasi që në gjysmën e muajit shkurt fillon Final 8 i Kupës së Kosovës.

kb ylli


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga